Cameron Diaz ka bërë një rrëfim të rrallë dhe shumë personal vetëm pak ditë përpara se të njoftonte ardhjen në jetë të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Benji Madden.
Aktorja 53-vjeçare pranoi se ndjen një “presion” të madh për të jetuar gjatë dhe për të qenë në formë të mirë, duke qenë një nënë në moshë më të vonë. Së fundmi, çifti ndau lajmin e bukur për lindjen e djalit të tyre, Nautas Madden, duke u shprehur se janë “të lumtur, të emocionuar dhe të bekuar”.
Para këtij momenti, Diaz kishte reflektuar për sfidat e mëmësisë, duke theksuar se shpesh e gjen veten mes nënash që janë rreth 20 vite më të reja se ajo.
I vetmi presion që ndjej tani është që duhet të jetoj deri në 107 vjeç
-u shpreh ajo me humor, duke nënvizuar dëshirën për të qenë pranë fëmijëve të saj sa më gjatë.
Aktorja u bë nënë për herë të parë në moshën 47-vjeçare dhe që atëherë, siç thotë vetë, prioriteti i saj kryesor është familja. Ajo dhe Madden janë gjithashtu prindër të vajzës Raddix dhe djalit Cardinal, të lindur përmes surrogate.
Diaz ka folur edhe më herët për mënyrën se si mëmësia i ka ndryshuar jetën, duke e bërë më të vetëdijshme për shëndetin, jetëgjatësinë dhe rëndësinë e kohës me familjen.
Rrëfimi i saj vjen si një kujtesë e sinqertë për sfidat dhe bukurinë e të qenit prind, pavarësisht moshës, një përvojë që, sipas saj, mbetet “pjesa më e bukur e jetës”.