Gossip Sport

Pas finales së “Euro 2020” Bonucci feston duke pirë Coca-Cola, mos vallë po “thumbon” Ronaldon?!

Italia ka arritur ta fitojë mbrëmjen e djeshme titullin e kampionit të Evropës. Pas ndeshjes kanë ndodhur shumë gjëra në kampin italian. Padyshim që njëra nga më interesantet ishte në konferencën për shtyp nga shënuesi i Italisë në kohën e rregullt, Leonardo Bonucci.

Qendërmbrojtësi italian ka thumbuar bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Cristiano Ronaldo. Rikujtojmë, se ylli i Juves para disa kohëve në konferencën e tij për shtyp largoi pijen Coca Cola dhe bëri thirrje që të pihet vetëm ujë. Por Bonucci mesa duket nuk mendon kështu!

Pas triumfit në finale, mbrojtësi i Juventusi nuk u përmbajt duke pirë fillimisht birrë Heineken në konferencë e pas saj edhe Coca Cola.

Veprimi i qendërmbrojtësit është bërë virale në rrjetet sociale, pasi po nënkuptohet si një “thumb” për Ronaldon.

Futbollisti italian e ka pranuar se ai ishte duke shijuar atmosferën armiqësore në stadiumin Wembley, pasi Italia mundi Anglinë në penallti për të fituar “Euro 2020”. Mbrojtësi i Juventusit shënoi golin e barazimit pasi Luke Shaw kishte kaluar në epërsi “Tre Luanët brenda dy minutash.

Ndërkaq, memet janë shumë zbavitëse, ku në disa prej tyre shihet trajneri i Italisë, Roberto Mancini në versionin Damiano i grupit Maneskin që këtë vit fitoi Festivalin Europian të Këngës.

Super sfida e mbrëmshme Itali-Angli ka bërë bujë të madhe mediatike dhe kudo po flitet për fitoren spektakolare të Italisë. Tashmë nuk ka më “Football’s coming home” por “Football’s going to Rome”. Por e gjitha befasia qëndron te fakti se një tifoz ka arritur që të parashikojë saktë fituesin e “Euro 2020” tetë vite më parë.