Gossip Showbiz Sport

Cristiano Ronaldo “sulmon” sponsorin Coca Cola, video e tij bëhet virale në rrjet!

Një nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka deklaruar se është i motivuar të fitojë trofe. Ronaldo shënoi një gol ndaj Israelit në miqësoren e 9 qershorit, teksa shkon vetëm pesë gola larg rekordit për golashënuesin më të mirë në nivel Kombëtaresh. Ai është shprehur se është shumë i motivuar për ta fituar “Euro 2020” por se nuk premton asgjë.

Së fundmi, ylli portugez ka tërbuar UEFA-n duke ‘sulmuar’ sponsorët gjatë një konference për shtyp, ku ai largoi dy shishet e Coca-Cola-s që i kishin vënë përpara. Kompania është një sponsor zyrtar i turneut dhe e kishte produktin të ekspozuar gjatë konferencës për shtyp, por futbollisti portugez u revoltua teksa pa shishet përpara tij dhe i largoi ato, e në vend të saj mori një shishe ujë dhe bërtiti:

Pi ujë!

Duhet theksuar se 36-vjeçari është jashtëzakonisht strikt në lidhje me dietën apo regjimin e tij të fitnesit, kështu që nuk është për t’u çuditur që ai dukej i ofenduar vetëm duke i parë pijet e gazuara.

Besoj e mbani mend të gjithë ngjarjen e cila bëri bujë në media në vitin 2009 ku Cristiano Ronaldo u përfshi në një betejë ligjore me një ish-modele. Kjo e fundit pretendon se futbollisti portugez e ka përdhunuar në po atë vit në Las Vegas.

Vajza në fjalë është Kathryn Mayorga, e cila tashmë kërkon nga futbollisti me famë botërore një dëmshpërblim prej plot 65 milionë euro, ku 2 milion janë shpenzimet e gjyqit.

Rikujtojmë, se Ronaldo është ikona e futbollit botëror dhe ka arritur të mbledhë numrin më të madh të ndjekësve në Instagram, Facebook dhe Twitter.