Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Pas fitores së gjyqit, kërkesat për parfumin “Sauvage” nga Dior të Johnny Depp janë rritur ndjeshëm!

Gjyqi i njohur i Johnny Depp dhe Amber Heard ka pasur një efekt anësor të papritur. Sipas të dhënave nga Hey Discount, kërkesa përparfumin “Sauvage” të Dior, për të cilën Depp është imazhi kryesor, ka pësuar një rritje shumë të madhe të kërkesave që prej fillimit të gjyqit. Në vetëm një muaj, kërkimet në Google për parfumin u rritën me 48 për qind, duke shkuar nga 823,000 kërkime në mars, në 1.2 milionë në prill, muaji që lidhet edhe me periudhën kur filloi gjykimi.

Me publikun që vazhdonte me provat kryesisht përmes mediave sociale, shikimet e TikTok për parfumin u rritën gjithashtu me 63 për qind në javët në vijim, duke arritur në 209 milionë shikime në total dhe duke u bërë kështu parfumi më i shikuar në aplikacion.

Rritja e interesit do të thotë se Sauvage tani është aroma e dytë më e njohur në botë për sa i përket të dhënave të kërkimit në Google dhe shifrave të mediave sociale. Ky parfum është i dyti pas “Baccarat Rouge 540” të Maison Francis Kurkdjian, e cila e kapërcen atë për sa i përket hashtags në Instagram, megjithëse Sauvage bën gati dyfishin e sasisë së kërkimeve vjetore në Google, në gati 12 milionë vitin e kaluar.

Depp u bë imazhi i parfumin gjatë lançimit të tij në 2015. Emri i aromës është kritikuar dhe Dior ka demonstruar mbështetje të palëkundur për Depp gjatë gjithë betejës së tij ligjore, një vendim që ka gjeneruar gjithashtu kritika për markën luksoze franceze.

Vlen të theksojmë se pas fitimit të çështjes gjyqësore aktori i njohur Johnny Depp tani ka marrë një mbështetje shumë të madhe nga e gjithë bota. Ai tashmë po përgatitet për një rikthim të fuqishëm jo vetëm në botën e kinematografisë ku burime të shumtë shprehen se ai do të jetë përsëri pjesë e “Pirates of the Caribbean” si kapiteni Jack Sparrow po ashtu edhe në botën e muzikës ku me performancat e tij po merr një pëlqim jashtëzakonisht të madh nga fansat.