Showbiz

Pas largimit nga “Victoria’s Secret”, Adriana Lima i jep fund edhe lidhjes së saj

Modelja e famshme Adriana Lima është duke bërë ndryshime drastike në jetën e saj.

Pasi i dha fund karrierës si modele e “Victoria’s Secret” ajo i jep fund edhe lidhjes me shkrimtarin turk, Metin Hara. Aludimet se ka ‘telashe në parajsë’ për engjëllin e mirënjohur kanë nisur që në muajin dhjetor por ajo i ka mohuar.

Në disa raste ajo është shprehur shumë e irrituar se media krijon lajme të rreme që nuk duhen besuar nga publiku por së fundmi u vërtetua se ato kanë qenë mëse të vërteta.

Bukuroshja 37-vjeçare ka fshirë të gjitha fotot me partnerin e saj nga profilet sociale dhe bruime pranë saj kanë konfirmuar për “People” së nëna e dy fëmijëve është gati t’ia nisë nga e para.