Celebrities Gossip Showbiz

Pas mashtrimit se po bënte bamirësi, Chiara Ferragni zgjedh të kalojë gjithçka pas dhe të qëndrojë me fëmijët e saj!

Kompanitë e blogeres së njohur italiane Chiara Ferragni duhet të paguajnë një gjobë prej më shumë se 1 milionë euro për mashtrimin e klientëve mbi donacione bamirëse të lidhura me shitjen e një ëmbëlsire Krishtlindjesh. Autoriteti antitrust i Italisë gjobiti prodhuesin italian të ëmbëlsirave Balocco me 420,000 euro. Dënimet rrjedhin nga një hetim që rregullatori njoftoi në qershor, lidhur me një pandoro Balocco të markës Ferragni, një ëmbëlsirë e ngjashme me panettone, e shitur në Itali në fund të vitit të kaluar, me mbi 9 euro secila, krahasuar me çmimet e zakonshme të një pandoro Balocco që kushtojnë nën 4 euro.

Ferragni kishte premtuar se për çdo shitje të panetones Balocco, një pjesë e parave shkonin për bamirësi, por e gjitha ishte një reklamë pasi paratë shkonin vetëm për kompaninë. Ferragni kërkoi falje duke qarë ndërsa tha se nuk ishte treguar mjaftueshëm vigjilente. Por, nuk mbyllet me kaq! Së fundmi gazetarja italiane, Selva Lucarelli ka denoncuar një tjetër rast. Në vitin 2021 Chiara krijoi për shitje dhe reklamoi vezën e Pashkës, fitimet e të cilës do të shkonin për bamirësi por paratë kanë shkuar në xhepin e blogeres.

Por pas gjithë kësaj situate të krijuar ajo po përpiqet që të “rikthehet” në normalitet dhe mëngjesin e kësaj të diele ka zgjedhur ta kalojë në park me fëmijët e saj dhe nënën Marina e cila i qëndron pranë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Ferragni me anë të një reagimi tha se do të dhuronte për spitalin e fëmijëve 1 milionë eurot që kompania e panetones nuk i kishte dhuruar.

Dua të kërkoj falje dhe ta konkretizoj gjestin tim, do ti transferoj 1 milionë euro  spitalit të Torinos  ‘Regina Margherita’ për të ndihmuar për kurimin e fëmijëve, por nuk mjafton. Dua ta bëj këtë publikisht se jam ndërgjegjësuar se kam bërë një gabim komunikimi.