Celebrities Gossip Showbiz

Pas ngjarjes së bujshme mes Zayn dhe Gigi, vjen reagimi i parë i motrës së këngëtarit!

Pas të gjithë ngjarjes së bujshme brenda familjes së modeles së famshme, Gigi Hadid. Nuk kanë munguar as reagimet e shumë familjarëve nga të dyja palët, si nga familja e Zayn ashtu edhe nga familja e Gigi-t. Pas akuzave se Zayn kishte goditur nënën e bashkëshortes së tij, komentet në lidhje me këtë u bënë të panumërta.

Përpos reagimit të vetë këngëtarit në rrrjetin e tij Twitter, ku kishte sqaruar situatën dhe arsyet e nevojshme, tani ka ardhur edhe reagimi i motrës së tij.

Motra e Zayn Malik, Waliyha, ka shfaqur mbështetjen e saj dhe ka paralajmëruar se ‘karma do t’ju kthehet një ditë të gjithëve’. Ajo ka vazhduar që nëpërmjet rrjetit të saj social Instagram të postojë disa fotot me disa shkrime që kishin edhe një lidhje me situatën e ndodhur së fundmi.

Ajo ka theksuar gjithashtu se Zayn është shumë i dashur nga familja e tij dhe se një ditë universi do t’jua shpërblejë të gjithëve me hamarrjen që meritojnë.

Vlen për t’u përmendur se pavarësisht se e njohin Zayn për vite dhe kanë qenë jashtë me të në disa raste të kaluara, vëllai dhe motra Hadid janë treguar më se të prerë dhe i kanë bërë të qarta qëllimet e tyre duke hequr ‘follow’ nga këngëtari. Kontrollet në Instagram tregojnë se modelet Anwar dhe Bella nuk e kanë më Zayn në listën e miqve të tyre. Ndërkohë edhe e dashura e Anwarit, Dua Lipa, nuk e ndjek më Zayn gjithashtu.

Megjithatë, Gigi ende ndjek ish-partnerin e saj dhe babanë e vajzës Khai. Zayn dhe Gigi kanë qenë një nga çiftet më të dashur dhe të pëlqyer dhe shpeshherë ngrohën zemrat e fansave me foto të përbashkëta apo deklarata romantike.