Celebrities Gossip Showbiz

Pas rikthimit duket se Era Istrefi nuk ka të ndalur!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, ajo i ka mbajtur të azhurnuar fansat me postime të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe së fundmi ka treguar se po punon në një studio muzikore. Shpesh bukuroshja ka treguar se së fundmi i është përkushtuar pasionit të saj dhe vetëm pak ditë më parë ka publikuar një Instastory ku teksa dukej në një avion privat ajo ka paralajmëruar surprizën e saj më të re.

E gjatë këtyre ditëve ndjekësit e kanë pritur me padurim ‘Bebe-n’, projektin që riktheu bukuroshen pas pauzës së saj, por pritja mori fund! Vetëm pak ditë më parë, artistja publikoi surprizën e saj me videoklip dhe tanimë mund të themi me plot gojë se na kishte munguar stili i veçantë i saj.

Mirëpo, pas këtij rikthimi duket se bukuroshja nuk ka më kohë për të humbur! Vetëm pak orë më parë, këngëtarja na ka treguar se ndodhet sërish duke regjistruar në studio muzikore për projektin e saj të radhës që siç na tha, duket të jetë një hit.

Duke gatuar diçka të zjarrtë për të gjithë ju 

Para disa ditësh, i ftuar në ‘Pardon My French’ ishte menaxheri i Erës, Hajriz Bajrami. Shumë i suksesshëm dhe pjesë e rëndësishme e karrierës së Istrefit, Bajrami dha një intervistë speciale në një lidhje telefonike nga Viena në Top Albania Radio. Ashtu siç paralajmëroi, kënga është në gjuhën shqipe.

Për fansat e artistes, Bajrami na dha lajmin e bukur.

Do të ketë koncerte patjetër, që nga 1 qershori fillojnë koncertet.