Celebrities Gossip Showbiz

Era Istrefi publikon ‘Bebe’!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, ajo i ka mbajtur të azhurnuar fansat me postime të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe së fundmi ka treguar se po punon në një studio muzikore. Shpesh bukuroshja ka treguar se së fundmi i është përkushtuar pasionit të saj dhe vetëm pak ditë më parë ka publikuar një Instastory ku teksa dukej në një avion privat ajo ka paralajmëruar surprizën e saj më të re.

E gjatë këtyre ditëve ndjekësit e kanë pritur me padurim ‘Bebe-n’, projektin që riktheu bukuroshen pas pauzës së saj, por pritja mori fund! Vetëm pak më parë, artistja publikoi surprizën e saj me videoklip dhe tanimë mund të themi me plot gojë se na kishte munguar stili i veçantë i saj.

Ditën e djeshme i ftuar në ‘Pardon My French’ ishte menaxheri i Erës, Hajriz Bajrami. Shumë i suksesshëm dhe pjesë e rëndësishme e karrierës së Istrefit, Bajrami dha një intervistë speciale në një lidhje telefonike nga Viena në Top Albania Radio. Ashtu siç paralajmëroi, kënga është në gjuhën shqipe.

Për fansat e artistes, Bajrami na dha lajmin e bukur.

Do të ketë koncerte patjetër, që nga 1 qershori fillojnë koncertet.