Aktualitet Rajoni

Pas skandalit në ‘Shtëpinë e të moshuarve’ në Pejë, vjen edhe reagimi i vetë punonjëses që ushtroi dhunë çnjerëzore!

Pamje të rënda janë publikuar në rrjete sociale së fundmi, në shtëpinë e të moshuarve në Pejë të Kosovës, ku një punonjëse e re në moshë ushtron dhunë ndaj një të moshuare. Rasti ka ndodhur ditët e fundit, në Rezidencën për të Moshuarit në Pejë, e cila është private. Prokuroria Themelore e Pejës njofton që kanë angazhuar dy prokurorë për t’u marrë me rastin të cilët ndodhen në vendin ku dyshohet sa ka ndodhur vepra penale.

Janë arrestuar dy persona lidhur me rastin. Është arrestuar personi që e godet të moshuarën dhe punëtorja kryesore e Shtëpisë së të moshuarve. Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë një reagim shumë të madh tek shumë persona në rrjete sociale, së fundmi edhe vetë ‘autorja’ e këtij veprimi ose më saktë dhune aspak të duhur dhe shumë të çnjerëzore ka postuar në rrjetin e saj social Instagram dhe ka shkruar:

Turp!
Kjo video ka kohë! Kam kërkuar falje për trajtimin e zonjës. Kam një jetë private ju lutem mos shpërndani gjëra që nuk janë të vërteta.

Nuk e dimë se çfarë mund të quhet turp në këtë video! Edhe pse këto pamje të xhiruara mund të kenë kohë, a e mohon kjo faktin e ushtrimit të dhunës çnjerëzore ndaj një gruaje të moshuar që në dukje është në moshën e nënës apo gjyshes së saj? Gjithashtu kërkesa e faljes a e mohon gjithçka që ka ndodhur apo e fshin dot nga kujtesa këtë video që kushdo që e shikon acarohet dhe mallkon me gjithë shpirt?! Të pasurit një jetë private a e mohon faktin që gjatë kohës që ju ushtroni dhunë ndaj saj dhe së bashku me koleget aty pranë qeshni pa pikën e turpit?! Në një moment të tillë edhe fjalët janë të pakta por gjithësesi komentet në lidhje me videon nuk kanë shprehur aspak ‘mbrojtje’ ndaj Auronës.

“A do ta lejonit ju dikë që të ushtronte dhunë ndaj nënës suaj në atë lloj forme?” do të ishte pyetja që Aurona duhet t’i përgjigjej. Gjithësesi ne jua lëmë juve ta gjykoni…