Celebrities Gossip Showbiz

Patologu që ekzaminoi trupin e Princeshës Diana zbulon pyetje të çuditshme që njerëzit i bënin atij…

Si një nga patologët mjeko-ligjorë më të njohur në botë, Dr Richard Shepherd ka ekzaminuar më shumë se 23,000 trupa të vdekur dhe një prej tyre ishte i Princeshës Diana. Dr Shepherd, riekzaminoi trupin e princeshës për hetimin zyrtar për vdekjen e saj në një aksident automobilistik në Paris dy dekada më parë. Diana, 36 vjeç dhe i dashuri i saj Dodi Fayed, 42 vjeç, u vranë kur Mercedesi i tyre u përplas në një nënkalim në kryeqytetin francez në gusht 1997.

Dhe pas kryerjes së autopsisë së dytë në trupin e princeshës së ndjerë, Dr Shepherd iu drejtuan disa pyetje të çuditshme rreth saj. Njerëz të tjerë pyetën nëse ajo kishte qenë shtatzënë. “Njerëzit pyesnin: “A ishte ajo e bukur?” “A ishte ajo e qetë?” “A ishte ajo shtatzënë?”, tha ai për Daily Mail.

Gjithmonë sigurohesha që të mos kisha thënë kurrë asgjë, në të gjitha rastet me interes publik me të cilat isha përfshirë, që nuk ishte shfaqur tashmë në shtyp.

Ai vazhdoi:

Patologjikisht nuk kishte asnjë provë që Princesha Diana ishte shtatzënë, por disa gra thonë se e dinë se janë shtatzënë që në momentin e konceptimit. A ishte ajo një prej tyre?

Patologu gjithashtu pohoi se Diana “do të kishte qenë këtu” për dasmën e Princit Harry me Meghan Markle nëse do të kishte vendosur rripin e sigurimit. Nëse ajo do të kishte ndërmarrë këtë hap, ai beson se do t’i kishte mbijetuar tragjedisë në tunelin rrugor Pont de l’Alma “me një sy të nxirë ose ndoshta një krah të thyer”. I vetmi i mbijetuar ishte truproja Trevor Rees.