Aktualitet Politikë

PD 500 mijë $ nga Rusia, Kim mbi 1 orë takim me Celibashin, Kryemadhin, Tabakun e Gjiknurin në KQZ

Një ditë pasi aleati ynë, SHBA publikoi një raport ku provohej se Partia Demokratike në vitin 2017 ka marrë fonde nga Rusia, ambasadorja e SHBA-ve ka shkuar në Komisionin qendror të Zgjedhjeve.

Ambasadorja e SHBA-ve Kim ka takuar kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi ku tema e diskutimit do të fokusohet për financimet e Partive.

Në zyrën e Celibashit ishin edhe ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri. Fokusi i bisedimeve ka qenw gjithashtu edhe reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Që nga viti 2014, Rusia ka financuar partitë politike në mbi 20 vende me 300 milionë dollarë për të rritur ndikimin e saj dhe presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik, sipas një zyrtari të lartë amerikan. Pretendimi i Departamentit të Shtetit bazohet në një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane të publikuar të martën.

Takimi vjen një ditë pas publikimit të raportit të shërbimeve inteligjente amerikane, sipas të cilit Partia Demokratike kishte përfituar rreth 500 mijë euro në vitin 2017, nga Rusia.

Debate për këtë çështje pati edhe në Kuvend, ku Pandeli Majko kërkoi llogaridhënie dhe zbardhje të çështjes nga drejtësia. Ndërsa Enkelejd Alibeaj e konsideroi lajmin makinacion politik.