Gossip Showbiz

Për herë të katërt, trashëgimtarja e famshme merr propozimin për martesë!

Në 40-vjetorin e lindjes ajo ka marrë propozimin më të veçantë për martesë. I dashuri i Paris Hilton, Carter Reum, i propozoi asaj gjatë festës së ditëlindjes dhe këtë moment kaq të lumtur trashëgimtarja e famshme e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram ku ka shkruar:

Kur gjen shpirtin tënd binjak ti jo thjesht e di, por e ndjen. Unë dhe ai kemi qenë bashkë që prej takimit të parë dhe për ditëlindjen time ai organizoi një udhëtim në këtë parajsë tropikale. Teksa shkonim për të ngrënë darkë buzë detit, ai u ul në gjunjë dhe më propozoi. Sigurisht që thashë po! S’ka asnjë tjetër me të cilin do të doja të jetoja përgjithmonë.

Rikujtojmë, se ky ishte propozimi i katërt që Paris Hilton merr për martesë. Më herët asaj i kanë propozuar modeli Jason Shaw në 2002-in, Paris Latsis në 2005-ën dhe aktori Chris Zylka në 2018-ën. Së fundmi, Hilton bëri bujë në mediat anembanë botës pasi u shpreh për periudhën më të vështirë të jetës së saj. Ajo u rrëfye mbi videon e seksit që kishte bërë me ish të dashurin e saj, Rick Salomon ku nuk ishte në gjendjen e saj më të mirë.