Lifestyle Tech

Për ju që kaloni pjesën më të madhe të ditës në internet, duhet të dini si të mbroheni…

Në botën e sotme dinamike, përdoruesit e internetit duhet të dinë si të qëndrojnë të sigurt dhe të mbajnë larg hakerat kibernetikë. Por kjo nuk është e lehtë këto ditë me mënyra të tilla në dukje të pafundme që hakerat dhe mashtruesit të kenë qasje në informacionin tuaj personal ose të vjedhin identitetin tuaj.

Fatmirësisht, nuk duhet të jesh një magjistar kompjuteri për të mbajtur veten të sigurt. Ju njohim me disa këshilla për t’ju ndihmuar që të qëndroni më të sigurt në internet.

1. Përdorni fotografi të ndryshme për secilën prej llogarive tuaja në mediat sociale.

Fotografia e profilit tuaj përfaqëson atë që jeni dhe është publikisht e dukshme në faqet e mediave sociale. Nëse dikush bën një kërkim të imazhit, ai mund të gjejë profile të shumta me të njëjtën imazh. Ata mund të lidhin më tej të dhënat nga këto profile për të ditur më shumë për jetën tuaj personale. Përdorimi i fotografive të ndryshme për secilën llogari të mediave sociale do të sigurojë privatësinë tuaj. Për më tepër, përpiquni t’i bëni fotografitë të vogla në mënyrë që të mos jepni informacione për veten tuaj.

2. Kuicet e mediave sociale janë një kurth.

Një kuic në mediat sociale besohet të jetë një mënyrë e mirë për të kuptuar se si është personaliteti juaj. Në realitet, ata nuk kanë për qëllim të sfidojnë njohuritë tuaja, por përkundrazi ju mashtrojnë për të marrë informacion që pritet nga dikush që përdor mediat sociale. Hakerët online po llogarisin pakujdesinë e “viktimave”. Qëllimi i tyre kryesor është të marrin të dhënat personale, të tilla si adresat e-mail-it, fjalëkalimet dhe numrat e kartave të kreditit. Gjithashtu, kini kujdes për çdo lajm apo temë në lidhje me modën. Këta persona shpesh i lidhin kuicet online me artikuj të tillë.

3. Shmangni përdorimin e një Wi-Fi publik të pasiguruar.

Përdorimi i një Wi-Fi publik të pasiguruar mund të jetë si të ‘ftosh’ një kërcënim për veten. Arsyeja pas kësaj është se rrjete të tilla janë të pasigurta. Shfletimi në rrjete të tilla mund të çojë në gjurmim. Prandaj, duhet të shmangni futjen e numrave të sigurimeve shoqërore ose ndonjë kredenciale financiare gjatë përdorimit të Wi-Fi publik.

4. Kini kujdes para se të ndani vendndodhjen tuaj.

Sa herë që postoni një fotografi, ju tregoni edhe vendin ku ndodheni. Në këtë mënyrë, ju jeni duke ftuar hakerat për t’ju ndjekur. Pra, dikush duhet të përpiqet të shmangë aktivitete të tilla.

5. Rishikoni ‘tagg’-et tuaja dhe zgjidhni nëse doni t’i ndani apo jo.

Përdoruesit e Facebook dhe faqet e tjera të mediave sociale mund të rishikojnë postimet në të cilat janë etiketuar. Të qenit selektiv gjatë ndarjes në internet është e rëndësishme sepse gjithçka që postohet ruhet përgjithmonë.

6. Përdorni “Incognito Tab” në vend që të klikoni drejtpërdrejt.

Duhet të jeni të njohur me modalitetin ‘incognito’, i cili njihet edhe si mënyra private e shfletimit. Kjo veçori ju lejon të shfletoni pa zbuluar ndonjë të dhënë ose histori të lidhur me një faqe të veçantë në internet. Ky është një opsion shumë më i sigurt sesa të klikoni drejtpërdrejt mbi to.

7. Kontrolloni aplikacionit e reja

Para se të instaloni ndonjë aplikacion në telefonin tuaj, kontrolloni lejet që ai kërkon, për të shmangur komprometimin e të dhënave tuaja private. Çdo aplikacion ka një listë të lejeve që mund të kërkojë për të hyrë në informacionin e telefonit tuaj. Nëse shihni ndonjë gjë që duket e çuditshme ose e panevojshme, rishqyrtoni instalimin e aplikacionit.