Lifestyle Travel

Për ju që për pak niseni me pushime, mos bëni gabim të rezervoni këto dhoma!

Përpara se të rezervoni një dhomë hoteli duhet që të keni parasysh disa elemente, në mënyrë të tillë që të kaloni sa më mirë gjatë qëndrimit tuaj në atë vend. Martin Seeley, ekspert i gjumit në ‘MattressNextDay’, thotë se kur të rezervoni dhomën tuaj të hotelit, merrni parasysh të kërkoni një dhomë që është në një kat të lartë, pasi në këtë mënyrë keni më pak gjasa të shqetësoheni nga zhurmat e rrugës ose zhurmat që vijnë nga hoteli.

Duhet të siguroheni gjithashtu që të kërkoni një dhomë që është larg ashensorit, pasi zhurma e krijuar prej tij mund t’iu mbajë zgjuar. Megjithatë, një ekspert i sigurisë ka thënë se nuk duhet të shkoni kurrë mbi katin e katërt. Lloyd Figgins, një ish-ushtar dhe tani ekspert i rrezikut të udhëtimit, u shpreh:

Gjëja më e rëndësishme që neglizhohet është rreziku i zjarrit. Sigurohuni që të qëndroni midis katit të dytë dhe të katërt të hotelit sepse shkallët e zjarrfikësve rrallë arrijnë mbi katin e katërt.

Të pasurit shumë nxehtë ose shumë ftohtë mund të prishë gjumin tuaj, kështu që përpiquni të zgjidhni një dhomë që ka një sistem kondicionimi, në mënyrë që të keni kontrollin e temperaturës. Të paktën dy orë para gjumit, vendoseni kondicionerin në 15.6 deri në 19.4 gradë Celsius pasi kjo krijon një mjedis perfekt të gjumit.

Në disa vende, netët po ngrohen më shpejt se ditët falë ndryshimeve klimatike dhe tani, shkencëtarët besojnë se ka një korrelacion midis motit më të nxehtë dhe gjumit më të dobët në zona anembanë botës, sipas një studimi të ri. Shkencëtarët në Danimarkë analizuan të dhëna anonime nga dhjetëra mijëra orë inteligjente dhe shirita dore nga e gjithë bota. Po kërkoni të planifikoni pushimet tuaja verore?

Duke pasur parasysh që mund të udhëtojmë përsëri pothuajse kudo në botë, është disi e vështirë që të përpiqemi të zgjedhim saktësisht një vend se ku do të shkojmë. Për fat të mirë, ‘Airbnb’ sapo ka publikuar një raport të detajuar i cili tregon destinacionet se ku po dynden njerëzit këtë verë, kështu që ju ose mund të planifikoni pushimet tuaja në një vend që është realisht në trend ose mund të zgjidhni t’i shmangeni turmave dhe të shkoni diku tjetër.