Sport

Për mungesën e sotme në ndeshjen ndaj Spanjës, Granit Xhaka ka diçka për të thënë!

Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka nuk mund t’a ndihmojë Zvicrën në ndeshjen kundër Spanjës në fazën çerekfinale të ‘Euro 2020’ që zhvillohet sot. Mesfushori shqiptar është i pezulluar për shkak të akumulimit të dy kartonëve të verdhë gjatë turneut evropian.

Ai është lojtari i vetëm i pezulluar nga tetë skuadrat pjesëmarrëse në fazën çerekfinale, ndërsa nuk ka munguar reagimi i tij në rrjetin social, Facebook.

Më thyhet zemra që nuk mund të luaj por kam besim të plotë se ne do ta kryejmë punën. Ajo që posedon kjo skuadër është e veçantë dhe ne do të japim absolutisht gjithçka për t’a shkruar historinë.

Menjëherë pas fitores ndaj Francës, Granit Xhaka u deklarua për këtë fitore shumë të rëndësishme ndaj fituesve të Kupës së Botës.UEFA ndërkaq e ka shpallur kapitenin e Zvicrës lojtarin e ndeshjes, çmim ky mjaft i merituar duke marrë parasysh motivimin e madh tek lojtarët e tjerë.

Xhaka është duke shkëlqyer në këtë Kampionat Europian. Paraqitja brilante e tij ka bërë që shumë skuadra të kthenin shikimin te mesfushori shqiptar.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, Juventusi është duke e menduar seriozisht transferimin e anëtarit të Arsenalit. Pas dy ditësh pushim, është rikthyer futbolli. Sot luhen përballjet e fazës çerekfinale të Euro 2020.