Gossip Sport

UEFA e shpalli lojtarin e ndeshjes dhe nuk mund të mungonin disa fjalë zemre nga Granit Xhaka…

Një natë më parë ishte Zvicra që bëri surprizën e madhe duke eliminuar Francën kampione botë nga Europiani dhe favorite kryesore për të fituar trofeun. Menjëherë pas fitores 7-8 ndaj Francës ka ardhur edhe reagimi i mesfushorit Granit Xhaka i cili është deklaruar për këtë fitore shumë të rëndësishme ndaj fituesve të Kupës së Botës.

Xhaka, që është edhe kapiten i skuadrës, ka thënë se ata kanë shkruar historinë dhe është shumë krenar për ekipin dhe lojën e shfaqur.

Është e mrekullueshme, Ne kemi shkruar historinë, jemi të gjithë krenarë. Kemi shkruar historinë e këtij reprezentacioni. Tani kemi Spanjën në çerekfinale, do të jetë e vështirë, por ne po ëndërrojmë.

Ndërkaq, bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita Lekaj, është një nga përkrahëset më të mëdha të mesfushorit shqiptar. Këtë e ka dëshmuar edhe me postimin e fundit në Instagram, teksa pritej sfida Francë-Zvicër. UEFA e ka shpallur Granitin mbrëmjen e djeshme lojtarin e ndeshjes, çmim ky mjaft i merituar duke marrë parasysh motivimin e madh tek lojtarët e tjerë.