Celebrities Gossip Showbiz

Për Stresin duket se vera nuk ka mbaruar ende!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Për të gjithë, vera tashmë ka mbaruar, por për Stresin duket se ende jo. Së fundmi reperi duket se po shijon një ditë pushimi në bregdet, pasi së fundmi ka postuar një foto nga ballkoni i një hoteli me, ku duket se ndodhet në një qytet bregdetar i veshur me rroba banje. Në foto Stresi shkruan:

Kush tha që mbaroj vera? U plakëm…

Ka vetëm pak ditë që Stresi ka publikuar këngën e tij të fundit, e cila titullohet “I smoke them” e shumë shpejt do të vijë me projektin tjetër të rradhës. Ama ajo çfarë ka marrë vëmendjen së fundmi është një nga postimet e tij në Instastory, ku duket qartë se i ka drejtuar dikujt disa fjalë, duke u shprehur i zhgënjyer dhe i penduar ndaj tij.

Prej pak kohësh Stresi ka treguar se do të vinte me projekte ‘bomba’ dhe një ndër to ka qenë projekti i tij i ri muzikor, për të cilin ka bërë edhe shumë paralajmërime. Kënga e re është lançuar para 2 ditësh dhe titullohet “I smoke them”. Vetëm pak më parë Stresi ka publikuar në Instastory suksesin e parë të këngës ë re, ku na ka treguar se tashmë ajo renditet e treta në këngët më të dëgjuara shqip.