Gossip Lifestyle Travel

Për të apasionuarit e serialit “Emily in Paris”, ju njohim me vendet e xhirimeve që mund t’i vizitoni në jetën reale!

“Emily in Paris” është një serial që ka fituar ndjekës anembanë botës e një ndër më të komentuarit nga amerikanët dhe francezët. “Netflix” inkurajoi ndjekësit të ndiqnin ëndrrat e tyre pa patur dyshime dhe ndjenjën e turpit me anë të Lily Collins, ose me emrin e karakterit të saj në serial, Emily, një 20-vjeçare e cila shpërngulet në Paris, për një mundësi karriere të “minutës së fundit”, por që mund të ndryshonte të gjithë jetën e saj.

Megjithatë, vlen të theksojmë se xhirimet gjatë pandemisë nuk ishin pa sfida. Collins është shprehur se:

Ishim duke xhiruar një shfaqje në një qytet që është shumë i populluar ku njerëzit kanë të gjithë maska, por në botën tonë nuk ka, kështu që kur xhironim ato duheshin hequr. Dhe sapo të ndalonim regjistrimet i vendosnim. Kishte disa herë kur ata fillonin të xhironin dhe unë u thoja: “Prisni, gjysma e njerëzve në skenë janë ende me maska”.

Ndërkaq, më poshtë ju sjellim disa nga vendet e xhirimit nga “Emily in Paris” që mund t’i vizitoni në jetën reale:

1.Place de Valois
2.Place de l’Estrapade
3.Jardin du Luxembourg
4.Place du Panthéon
5.Café de l’Homme
6.Pont Alexandre III
7.Musée des Arts Forains
8.Palais Garnier
9.La Maison Rose

Rikujtojmë se, aktorja e njohur Lily Collins, i është përgjigjur reagimeve të ashpra që mori seriali “Emily in Paris” për mungesën e diversitetit dhe përshkrimeve të njëtrajtshme të kulturës franceze, mes gabimeve të tjera, pasi sezoni i parë u publikua në Netflix vitin e kaluar. Një javë përpara premierës, Lily, e cila luan në serialin komedi-dramë, shpjegoi se si polemikat rreth “Emily in Paris” ndikuan në qasjen e krijuesve ndaj sezonit të 2-të.

Sa i përket jetës sentimentale, Lily Collins së fundmi i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me të fejuarin e saj, regjisorin Charlie McDowell, në një ceremoni private në Dunton Hot Springs, Colorado. Ylli i “Emily In Paris” dhe vajza e rokerit Phil Collins, e ndanë lajmin e lumtur në rrjetin social Instagram me një fotografi mahnitëse nga dita e madhe, me të e cila shkëlqente.