Celebrities

Për të gjithë “fanatikët” e eventit më të rëndësishëm të modës, ja ku mund ta ndiqni “Met Gala”!

Pyesni veten se si dhe ku të shikoni “Met Gala 2021”? Epo, ju jeni me fat! “Vogue” po organizon transmetimin e drejtpërdrejtë të vetëm zyrtar të ngjarjes, i cili njihet si nata më e madhe e modës. Më 13 shtator, transmetimi i drejtpërdrejtë do t’ju lejojë të jeni pjesë e të gjithë aksionit ndërsa të famshmit shkëlqejnë në hapat e Muzeut Metropolitan me veshjen e tyre më të mirë.

“Met Gala” live do të fillojë në orën 17:30. EST natën e Met Gala dhe do të organizohet nga dy të ftuara speciale: aktorja Keke Palmer dhe aktorja, shkrimtarja dhe regjisorja Ilana Glazer. Së bashku, ato do të sigurojnë qasje të paparë në tapetin e kuq të famshëm të “Met Gala”, duke intervistuar të ftuar të profilit të lartë. Prisni një dozë të dyfishtë humori gjatë shfaqjes. Për të parë transmetimin zyrtar të drejtpërdrejtë, sigurohuni që të shikoni këtë postim natën ose mund ta shikoni në Twitter në twitter.com/voguemagazine.

Tema për ‘Met Gala”-n e këtij viti është një festë e modës amerikane. “Pavarësia Amerikane” është e shënuar si kodi zyrtar i veshjes dhe kjo mund të nënkuptojë çdo gjë, nga pamjet e spërkatura, të kuqe-bardh e blu, deri tek veshjet më diskrete që bëhen në SHBA. Pavarësisht nga interpretimi, të famshmit janë të detyruar të bëjnë deklaratat kryesore me veshjet e tyre. “Met Gala” në fund të fundit ka një histori të krijimit të pamjeve të paharrueshme të modës.

“Met Gala” është një event që mbahet tradicionalisht të hënën e parë të majit, ku Instituti i Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork shtron tapetin e kuq, duke shënuar hapjen e ekspozitës së modës që mezi pritet nga të gjithë. Mësoni në këtë link se çfarë duhet të dini për një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit.

Rikujtojmë, se eventi i “Met Gala”, së fundmi po merr kritika të shumta lidhur me listën e të ftuarve të këtij viti. Njerëzit po i shqetëson diçka pasi së fundmi, ka patur shumë kritika për të ftuarit që do të ishin pjesë e eventit, ku mes tyre ka shumë influencues rrjetesh sociale. Një agjent i famshëm tha për “New York Post” se nuk është i kënaqur me pjesëmarrësit e këtij viti.