Art & Kulturë Celebrities Showbiz

Gjithçka që duhet të dini për ‘Met Gala 2021’!

‘Met Gala’ është një event që mbahet tradicionalisht të hënën e parë të majit, ku Instituti i Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork shtron tapetin e kuq, duke shënuar hapjen e ekspozitës së modës që mezi pritet nga të gjithë. Ja çfarë duhet të dini për një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit.

Si filloi ‘Met Gala’?

Eventi kryesor filloi si një darkë në vitin 1948, e themeluar nga publicistja e modës Eleanor Lambert. Më vonë redaktorja amerikane e ‘Vogue’, Diana Vreeland ishte ajo që e shtyu atë në fushën e famës dhe kulturës popullore në të cilën mbetet nën udhëheqjen aktuale të Anna Wintour, kryeredaktore e ‘Vogue’, e cila ka qenë në krye të saj që nga viti 1995.

Kur do të mbahet ‘Met Gala 2021’?

Për shkak të pandemisë, edicioni i këtij viti është pak më ndryshe. Data e zakonshme e ngjarjes ishte 3 Maj, por nuk u zhvillua dot. Në vend të kësaj, një festë më e vogël do të mbahet të hënën më 13 Shtator, e cila vjen në mbyllje të Javës së Modës në Nju Jork.

Cila është tema e ‘Met Gala’ e këtij viti?

Ekspozita e Institutit të Kostumeve këtë vit është e ndarë në dy pjesë dhe është e gjitha amerikane. E para, një leksik i modës, do të marrë një vështrim më të afërt në valën e re të stilistëve amerikanë. Deri më tani kjo përfshin të ngjashmit me Christopher John Rogers, njeriun që qëndron pas veshjes së inaugurimit të Kamala Harris; Pyer Moss, i cili bëri histori në korrik si i pari amerikan me ngjyrë që u shfaq gjatë Javës së ‘Haute Couture’ në Paris; dhe Conner Ives, një i diplomuar në vitin 2020 nga ‘Central Saint Martins’ i Londrës. E dyta do të marrë parasysh përfshirjen, duke parë në mënyrë kritike veshjet në dhomat e disa periudhave të ndryshme në Muze.

Çfarë do të veshin të ftuarit?

‘Pavarësia Amerikane’ është kodi zyrtar i veshjes i shtypur në ftesa. Si do ta interpretojnë të pranishmit kjo është, si kurrë më parë, e paparashikueshme, por nuk ka shumë dyshim se grupi amerikan do të dominojë. Persona të tillë si Marc Jacobs, Thom Browne dhe Jeremey Scott në ‘Moschino’, e kanë dëshmuar veten më shumë se të aftë në këtë pjesë. A mund të vinte Katy Perry si një fishekzjarre e datës 4 Korrik? Ajo është e njohur për krahët e engjëjve me gjatësi marramendëse apo për të mos përmendur një llambadar legjendar.

Duke pasur parasysh qëllimin e eventit, mund të ketë hapësira edhe për stilistët e rinj. Daniel Roseberry, i cili ka qenë Drejtor Kreativ i ‘Schiaparelli’ për katër sezone, po lulëzon me stilimet e tij surrealiste, ndërsa Telfar Clemens, i cili themeloi ‘Telfar’, është udhëheqësi i sigurt i dizajnit novator amerikan sot.

Kur u zhvillua ‘Met Gala’ e fundit?

Ngjarja vjen pas një pauze prej më shumë se dy vitesh. ‘Met Gala’ e vitit të kaluar, u anulua zyrtarisht më 19 Maj të vitit 2020. Ajo ishte një nga ngjarjet më të bujshme, pasi përformanca e Lady Gaga-s, e cila ndërroi katër veshje gjatë hyrjes apo edhe Billy Porter, i cili erdhi i mbuluar i tëri në ar si ‘Zoti Diell’ dhe që mbahej në krah nga gjashtë burrat të tjerë, spikatën dhe u vunë në qendër të vëmendjes.

Kush janë anëtarët e nderit të këtij viti?

Çdo vit ‘Gala’ organizohet nga një grup antarësh. Këtë vit Timothée Chalamet, Billie Eilish, Amanda Gorman dhe ylli i tenisit Naomi Osaka përbëjnë një kuartet të paepur, që shtrihet në botën e argëtimit, sportit dhe politikës. I ftuar nderi do të jetë Tom Ford, kreu i Instagram Adam Mosseri dhe vetë Wintour.

Kush do të jetë i ftuar?

Duke luajtur me ekskluzivitetin e eventit madhështor, ne nuk do të dimë se kush do të jenë të ftuarit deri ditën e premierës në mbrëmje. Ndërsa emrat specifikë nuk do të publikohen, grupi i ‘Met Gala’ deklaron disa emra që janë të sigurtë që do të jenë pjesë; si Blake Lively, Sarah Jessica-Parker dhe Katy Perry. Gjithçka mbetet për t’u zbuluar, duhet vetëm të presim edhe pak ditë.