Celebrities Gossip Showbiz

Heidi Klum mahnit me veshjen e saj ne Met Gala, por nga çfarë kishte frikë?

Modelja dhe moderatorja e njohur Heidi Klum ishte një nga figurat më të komentuara në tapetin e kuq të Met Gala 2026, falë një transformimi ekstrem dhe artistik që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave.

52-vjeçarja u shfaq e mbuluar me grim protezik, duke sjellë interpretimin e saj të “Veiled Vestal”, statujës ikonike të skulptorit italian Raffaelle Monti.

Sipas mediave amerikane, realizimi i look-ut kërkoi rreth tre muaj përgatitje dhe pesë orë punë intensive ditën e eventit.

Megjithatë, pavarësisht reagimeve pozitive, Klum pranoi se shqetësimi i saj më i madh ishte mendimi i Anna Wintour.

E pyeta nëse i pëlqeu dhe ajo tha po. Kisha shumë frikë se mos nuk i pëlqente

-u shpreh modelja.

Për krijimin e pamjes ajo bashkëpunoi me artistin e efekteve speciale Mike Marino, i cili përdori latex dhe spandex për të krijuar iluzionin e një statuje të gdhendur në mermer.

Brenda eventit, Klum u fotografua pranë emrave të njohur si Rihanna, A$AP Rocky, Emily Blunt dhe Ben Stiller.

Edhe pse look-u rezultoi surprizueshëm komod, Klum bëri shaka në TikTok duke treguar se kishte vetëm një problem:

Po mendoja që statujat nuk kanë pushim për në tualet.

Transformimet ekstreme nuk janë diçka e re për Heidi Klum, e cila prej vitesh njihet si “Mbretëresha e Halloween-it” falë kostumeve të saj spektakolare. Ndër vite ajo është shfaqur si Jessica Rabbit, mumje, krimb gjigant dhe së fundmi si Medusa me gjarpërinj lëvizës në kokë.

Përkushtimi ndaj detajeve dhe guximi për të eksperimentuar e kanë kthyer Klum në një nga figurat më të komentuara sa herë që flitet për modën dhe performancën vizuale.