Celebrities Gossip Showbiz

Për Wanda Nara-n ndoshta çdo gjë përfundoi por për Mauro Icardin JO! Veprimi i futbollistit i habit të gjithë!

Së fundmi, Wanda Nara konfirmoi zyrtarisht ndarjen nga futbollisti Mauro Icardi. Mesa duket, Icardi nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe futbollisti 29-vjeçar publikoi mesazhet që kishte shkëmbyer me 35-vjeçaren duke e quajtur toksike. Në mesazhet e publikuara Wanda e pyet se ku ishte, pse vendosi të dilte shëtitje dhe të mos qëndronte me fëmijët.

Icardi i përgjigjet se nuk është i detyruar të japë shpjegim, sepse ishte Wanda ajo që e la. Nuk ka mbaruar me kaq. Përveç mesazheve, Icardi së fundmi ka publikuar edhe një foto intime me Wanda-n kur ishin me pushime në Afrikë.

Ende nuk dihen shkaqet e ndarjes së dyshes më të përfolur të momentit por presim ta zbulojmë në ditët në vazhdim. Pas thashethemeve për divorcin, të kompletuara me audion dhe mohimin e menjëhershëm të Nara-s, u tha se ish-bashkëshortja e Maxi Lopez e ka tradhtuar sulmuesin e PSG-së me një tjetër futbollist i cili mbi të gjitha është i martuar. Kujtojmë se Mauro dhe Wanda kanë qenë së bashku prej 9 vitesh.

Prej vitesh futbollisti argjentinas dhe ish-partnerja e tij bëjnë një jetë luksoze, ndërsa së fundmi është mësuar se sa para shpenzojnë ata çdo muaj. Pas largimit nga Interi, sulmuesi e vazhdoi karrierën te Paris Saint-Germaini pas një transferimi prej afro 60 milionë euro, por në kryeqytetin francez nuk arriti të tregohej i rëndësishëm derisa u huazua te Galatasaray. Megjithatë, pavarësisht të ardhurave më të ulëta në Turqi, ai dhe Wanda, e cila është njëherësh edhe agjente e tij, shpenzojnë një shumë të madhe parash çdo muaj.