Health & Beauty

Përdorimi i tharëses shkakton rënien e flokëve?! Zbulojeni…

Tharëset e flokëve nuk e shkaktojnë rënien e flokëve e as parandalimin e rritjes së flokëve. Sidoqoftë, tharëset e flokëve mund të shkaktojnë dëme nëse jeni duke përdorur nxehtësi të madhe apo jeni duke e mbajtur për një kohë të gjatë nxehtësinë në rrënjët e flokëve.

Tharësen e flokëve duhet ta mbani tërë kohën në lëvizje në mënyrë që të shpërndahet nxehtësia. Nxehtësia e madhe mund të ndikojë që rrënjët e flokëve të shkatërrohen, ndërsa me kohën flokët nuk do të rriten nëse rrënja ka ‘vdekur’. Gjithashtu duhet të keni parasysh se nuk është nevoja ta përdorni tharësen e flokëve çdo ditë.

Megjithatë, një këshillë që duhet ta aplikoni është që ta kontrolloni nxehtësinë e tharëses së flokëve. Mos e përdorni tharësen e flokëve në nxehtësi maksimale, por me nxehtësi më të vogël në mënyrë që të parandalohen dëmet. Është e rëndësishme ta përdorni tharësen e duhur e cila mund të rregullojë temperaturën e ajrit dhe shpejtësinë e fryrjes. Tharësja do të duhej të përmbante të paktën edhe dy nivele, duke përfshirë edhe nivelin për temperaturë të ulët të ajrit.

Ndërkaq, nëse doni të shpëtoni nga zbokthi duhet të provoni këtë maskë. Është e thjeshtë, por shumë e efektshme. Xhenxhefili përmban gingerolë, e cila ka veprim kundërinflamator, analgjetik, antikancerogjen dhe antipiretik. Ky është çelësi përse xhenxhefili ka veprim aq të fuqishëm preventiv, te proceset e ndryshme inflamatore. Nevojiten një rrënjë mesatare xhenxhefili, një lugë supe vaj ulliri. Përzijeni një lugë xhenxhefili të bluar në rende dhe një lugë vaj ulliri. Vendoseni në flokë të lagura dhe dhjetë minuta bëjini masazh rrënjëve të flokëve dhe majës së kokës. Pastaj lëreni maskën të veprojë edhe afro dhjetë minuta dhe në fund shpëlajeni me ujë të vakët. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.