Celebrities Music Showbiz

Performanca e Baby Lasagnas në Eurovision më e shikuara në YouTube!

Performanca e Baby Lasagna aktualisht është më e shikuara në YouTube nga të gjitha performancat e natës gjysmëfinale. Ai ka mbledhur mbi 530,000 shikime në 9 orë që nga postimi. Në vend të dytë renditet performanca e diskutueshme e Irlandës, e cila u përfaqësua nga Bambie Thug me këngën Doomsday Blue dhe shkaktoi reagime dhe deri më tani ka mbledhur 515,000 shikime.

Në vendin e tretë renditet Ukraina me përfaqësuese Alyona Alyona & Jerry Heil, të cilët u prezantuan me këngën “Teresa & Maria” dhe kanë mbledhur 439 mijë shikime. Kujtojmë se përfaqësuesi kroat, Baby Lasagna shpërtheu me paraqitjen e tij në gjysmëfinale. Mijëra njerëz në sallë kënduan me të gjatë gjithë performancës. Lasagna tani është një favorit për të fituar Eurovision Song Contest.

Ndërkaq, këngëtares së Izraelit në Eurovision, Eden Golan, i është kërkuar të qëndrojë në dhomën e saj të hotelit, përveç momentit kur performon. Si pasojë e protestave pro-palestineze dhe ngjarjeve që mund të ndodhin në qytetin Malmo, Golan është këshilluar të qëndrojë jashtë vëmendjes kur nuk është në skenë.

Përfaqësuesja e Izraelit për Eurovisionin e këtij viti është nën masa të rrepta sigurie, duke mbajtur një simbol në shenjë solidariteti me të burgosurit që mbahen nga Hamas. Policia suedeze është në gatishmëri të lartë dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga Danimarka dhe Norvegjia për konkursin më të madh të muzikës në Evropë, i cili po rezulton të jetë një nga edicionet më kontroverse kryesisht për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.