Celebrities Gossip Showbiz

Përfshihet nga flakët rezidenca miliona dollarëshe e Cara Delevingne!

Shtëpia e supermodeles Cara Delevingne është përfshirë nga flakët duke shkaktuar një reagim masiv të zjarrfikësve dhe duke rezultuar në shtrimin e një personi në spital. Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit i tha ET se shtëpia u përfshi nga flakët pak para orës 4 të mëngjesit të së premtes dhe flakët ishin aq intensive sa u deshën 94 zjarrfikës dhe më shumë se dy orë për t’i shuar.

Zjarri i cili kishte filluar në pjesën e pasme të pronës kishte pushtuar njërën nga dhomat. Delevingne ishte në Angli në atë kohë, duke interpretuar rolin e Sally Bowles në ‘Cabaret’ në Teatrin Playhouse të Londrës. Modelja ende nuk ka komentuar publikisht për incidentin. Megjithatë, autoritetet vunë në dukje se nuk kishte asgjë që të sugjeronte se ky ishte një zjarr i qëllimshëm. Zëdhënësi i LAPD shtoi: “Nuk ka asnjë indikacion për zjarrvënie apo hetim penal në këtë moment.”

Së fundmi Cara Delevingne është shprehur se burrat nuk janë në gjendje t’i kënaqin gratë seksualisht. Bukuroshja në dokumentarin e saj të quajtur ‘Planet Sex with Cara Delevingne’ vuri në dukje se ekziston një përqindje e madhe e grave që nuk kënaqen seksualisht nga burrat.

Shkencëtarët thonë se 95% e meshkujve përjetojnë orgazëm gjatë marrëdhënieve seksuale, por vetëm 65% e grave e përjetojnë. Për të qenë e sinqertë, mendoj se kjo tingëllon shumë e lartë. Shumica e shoqeve të mia gra thonë se është ndoshta 15 ose 20%. Unë mendoj se burrat nuk janë të pajisur me mjetet e duhura për të qenë në gjendje të trajtojnë gratë, veçanërisht seksualisht. Unë nuk dua të hyj në artin për të bërë një grua të përjetojë orgazmën, por është thjesht shumë më e ndërlikuar.

Ndërkaq, Delevingne i ka ‘dhuruar’ shkencës orgazmën e saj. Ylli i The “Only Murders In The Building” donte të studionte shkencërisht orgazmën dhe kiminë e trupit për të zbuluar hendekun gjinor të orgazmës, një teori se pse burrat kanë më shumë gjasa të përjetojnë orgazmë gjatë seksit sesa gratë. Rezultatet do të shfaqen në dokumentarin “Planet Sex with Cara Delelevigne” të BBC.