Celebrities Film & Tv Music

Përgatituni! Mariah Carey sapo konfirmoi datën e surprizës së shumëpritur për këtë sezon festash!

Keni filluar që ta ndjeni frymën e festës? Nëse akoma jo, atëherë këngëtarja e njohur ka një surprizë për ju! Para pak orësh ‘Apple TV+’ dhe Mariah Carey publikuan trailerin e ‘Mariah’s Christmas: The Magic Continues’ dhe ofruan disa pamje për shfaqjen e  Krishtlindjeve që do të jepet premierë më 3 dhjetor.

Në trailer, fansat mund të shikojnë Carey-n, të veshur me një fustan ngjyrë ari teksa dilte në skenën madhështore për të kënduar “Christmas (Baby Please Come Home.)” Teksa këndon, ajo është e rrethuar nga disa kërcimtarë me kapele dhe një kor ndërkohë që edhe bora po bie.

Khalid dhe fituesja e ‘Grammy’-t, Kirk Franklin, gjithashtu shfaqen të veshur me kostume të kuqe teksa përcjellin frymën e festave. Edhe binjakët e saj që Mariah ka me ish-burrin Nick Cannon, Moroccan dhe Monroe gjithashtu shfaqen në klip.

Ne të gjithë do të shikojmë performancën e parë dhe të vetme të këngës së re të Carey “Fall in Love at Christmas”, të cilën ajo e këndon së bashku me Khalid dhe Franklin, për të përhapur frymën e festës.

Kujtojmë se gjithashtu së fundmi këngëtarja 52-vjeçare, Mariah Carey ka publikuar këngën e saj të re “Fall in Love at Christmas”, një bashkëpunim me kolegët muzikantë Khalid dhe Kirk Franklin. Në videoklipin shoqërues të këngës, treshja shihet duke kënduar së bashku në “Butterfly Lounge” të Carey-t përpara se t’i bashkohen një grup këngëtarësh rezervë për të përmbyllur melodinë e festës.

Vlen për t’u theksuar se edhe vitin e kaluar, këngëtarja e hitit “Without You” publikoi edhe  shfaqjen speciale magjike të Krishtlindjeve të Mariah Carey.