Bota Botë e Çuditshme

Përgjonte punonjësit e tij, ja çfarë rrezikon gjiganti suedez i mobilimit!

Në Versajë u hap një seancë gjyqësore kundër degës franceze të gjigantit suedez të mobiljeve, IKEA, i akuzuar për krijimin e një sistemi të paligjshëm të mbikëqyrjes së punonjësve të saj, veçanërisht të sindikalistëve. Në këtë çështje spiunazhi, dega e IKEA-s u përfaqësua nga menaxherja e përgjithshme, Karine Havas.

IKEA rrezikon deri në 3,75 milionë euro gjobë. Të paktën 15 individë janë akuzuar gjithashtu, duke përfshirë dy menaxherë të magazinës, oficerë policie, por edhe ish-drejtues të tillë si ish-presidenti Stefan Vanoverbeke dhe paraardhësi i tij Jean-Louis Baillot.

E zbuluar nga e përjavshmja satirike ‘Le Canard Enchainé” dhe faqja e informacionit ”Mediapart” në 2012, historia u bë çështje gjyqësore pas një ankese nga një sindikatë. Hetimi zbuloi gjithashtu ekzistencën e një sistemi spiunimi të punonjësve, por edhe të kandidatëve për punësim, të shtrirë në të gjithë Francën.