Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka marrë masa ndaj kompanisë “Albchrome” në Elbasan, pas konstatimit të shkeljeve të rënda në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.
Gjatë një inspektimi të kryer nga Drejtoria Rajonale e IKMT-së, u zbulua se subjekti kishte të magazinuara në ambientet e tij rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit.
Sipas kontrollit, kompania nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjesimin apo përpunimin e këtyre mbetjeve, duke shkelur kështu detyrimet ligjore për trajtimin e tyre.
Në zbatim të legjislacionit, IKMT vendosi një gjobë administrative në vlerën 4,000,000 lekë, si dhe mori vendim për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve sipas rregullave në fuqi.