Showbiz

Përlotet Rina Balaj pasi Apple Maps emërton shqip qytetet e Kosovës

Në një postim të bërë në ‘Instastory’ Rina Balaj ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj gëzimin e madh. Këngëtarja thotë që ka qarë me lotë gëzimi kur ka parë emërtimet në shqip të qyteteve të Kosovës.

Apple Maps ka bërë ndryshimin e emërtimeve të vendeve në Kosovë duke i kthyer ato nga serbisht në shqip, kjo gjë është pritur me gëzim nga të gjithë kosovarët pa dyshim, por këngëtarja Rina Balaj ka shprehur edhe shumë entuziazëm për këtë gjë.

“Kjo gjë më bëri të qaj me lot gëzimi”– ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Apple Maps ka shtuar Kosovën në hartë, pas një peticioni, i cili nisi si një nismë e thjeshtë nga 20-vjeçarja Megi Cara, por që falë mbështetjes nga shumë personalitete të njohura shqiptare anembanë botës si Dua Lipa apo Rita Ora e Bebe Rexha, bëri të mundur që Kosova të njihet në aplikacionin Apple Maps.

Tashmë Apple ka rregulluar emërtimet e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës.