Gossip Showbiz

Përmbytet vila luksoze e aktorit George Clooney…

Rezidenca milionë dollarëshe e aktorit të njohur është përmbytur nga uji.

Rruga automobilistike e aktorit hollivudian u përmbyt nga rreshjet e vazhdueshme të shiut, madje edhe kopshti i tij, duke përfshirë një fushë tenisi, ishin zhytur nën ujë me baltë, shkruan The Sun.

Clooney, 59 vjeç, ka shpenzuar miliona për pronën e tij, e cila ndodhet pranë brigjeve të lumit ‘Thames’ në Berkshire, ku ai jeton me gruan e tij avokate Amal, 43 vjeçe.

Reshjet e mëdha të shiut kanë vështirësuar qarkullimin e veturave, të cilat janë detyruar të kalojnë nëpër rrugët e përmbytura në Mountsorrel, Leics.

Ndërkaq, me një problem të tillë po përballen shumë familje që jetojnë në Londër dhe vendet përreth, për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut.