Lifestyle

Përse disa fëmijë sillen keq në prani të nënës së tyre…/Studim!

Shumica e fëmijëve sillen shumë mirë në shkollë por e kundërta ndodh kur janë në shtëpi. Ky është pikërisht aspekti i sjelljes që u analizua nga një ekip amerikan që donte të kuptonte dhe të identifikonte një përgjigje për këtë fenomen. Rezultatet e studimit të kryer nga studiuesit në Universitetin e Uashingtonit janë të qarta; fëmijët sillen më keq në praninë e nënës. Hulumtimi tregoi se si ky aspekt i veçantë është më i dukshëm kur fëmija dhe nëna janë në të njëjtën dhomë.

Në këto raste, fëmija bëhet më i keq, kapriçioz, tenton të qajë më lehtë dhe të zvogëlojë më shumë fuqinë prindërore të figurës së nënës, gjë që nuk ndodh kur nëna nuk është e pranishme. Studimi mori në konsideratë një mostër prej 500 familjesh dhe analizoi disa faktorë si mosbindja, e qara, kapriçot dhe qëndrimet agresive. Testi përfshinte verifikimin e sjelljes së tyre në praninë ose mungesën e nënës.

U zbulua se fëmijët më të vegjël, nga 8 muaj e lart, ishin në gjendje të luanin me qetësi dhe të qëndronin vetëm pa u mërzitur. Sapo prindi futej në të njëjtin mjedis me ta, ata ndryshonin krejtësisht dhe bëheshin veçanërisht kapriçioz dhe të pabindur. Për më tepër, gjatë studimit u vërtetua se fëmijët iu bindën menjëherë një urdhri të dhënë nga dikush që nuk ishte prindi i tyre, ndërsa kur i njëjti urdhër u jepej nga prindi ata përpiqeshin ta anashkalonin.

Studiuesit kanë nënkuptuar se përgjegjëse për këtë sjellje është besimi që fëmija ka te nëna dhe siguria e plotë që ai fiton kur është pranë saj. Edhe nëse fëmija sillet keq, prindi nuk do ta braktisë kurrë dhe fëmija që e njeh nënën e tij e di mirë këtë. Nëse fëmija juaj sillet në këtë mënyrë, është një shenjë se ju keni një marrëdhënie të shkëlqyeshme me të.

Shumë prindër mund të mos kenë dëgjuar më parë për teknikën e “pritjes progresive” të krijuar nga neuropediatri anglez Richard Ferber. Por me shumë gjasë e keni përdorur atë gjatë rritjes së fëmijëve. Bëhet fjalë për një metodë shumë të thjeshtë për t’i vënë ata në gjumë, t’i lini të qajnë derisa të lodhen.