Celebrities Fashion Showbiz

Personazhi i njohur më me stil për revistën e njohur është supermodelja Bella Hadid!

Revista e njohur, GQ, ka shpallur së fundmi modelen Bella Hadid si personalitetin e njohur që ka më së shumti stil. Modelja u cilësua si një “mjeshtre e stilit” që di të kombinojë në mënyrë të përsosur rrobat që zakonisht vishen nga meshkujt.

Bukuroshja mbajti sfilata për shtëpi të shumta luksoze të modës, duke përfshirë Bvlgari, Balenciaga, Dior e Versace. Muajin e kaluar Hadid pati një performancë mbresëlënëse në një sfilatë në Paris. Rikujtojmë, se Bella u shpall gruaja më e bukur në botë në vitin 2019.

Ndërkaq, së fundmi në TikTok është bërë trend konturimi i faqeve, për të theksuar mollëzat dhe për t’u dukur si supermodelja e njohur. Por, çfarë duhet të bëni? Së pari, bëj një “Y” në pjesën e poshtme të mollëzave dhe në fundin e tyre. Shpërndaje me kujdes në anë të kundërta, pra, në pjesën e mollëzës në drejtim lart; në pjesën e fundit, në drejtim nga mjekra. Besoji procesit!

Ndërkaq, jeta duket se nuk është gjithmonë fushë me lule edhe për njerëz të suksesshëm si Bella. Modelja ka rrëfyer së fundmi se ka humbur shumë oferta pune dhe është larguar nga miqtë për shkak të qëndrimit të saj anti-izraelit. 25-vjeçarja ka mbështetur hapur Palestinën ku ka lindur babai i saj. Bella beson megjithatë se ka të gjithë përvojën dhe njohuritë personale që i nevojiten për të qëndruar pranë bindjeve të saj.