Botë e Çuditshme Tech

Përveç mijëra punëve që mund të bëjë, roboti i ri i Tesla-s gatuan edhe vezë!

Roboti ‘Optimus II’ i prezantuar nga Tesla disa ditë më parë, po cilësohet si një nga teknologjitë robotike më të avancuara në botë. Roboti ka pësuar disa ndryshime që kur u shfaq publikisht 16 muaj më parë. Përveç aftësisë për të punuar 30 herë më shpejt se robotët e tjerë, Optimus mund të kryejë edhe detyra delikate si gatimi i vezëve.

Kjo aftësi nënkupton që puna kryhet më lehtë, më shpejtë, madje ndihmon edhe për të shmangur lëndimet dhe djegiet. Gjithashtu, ndjeshmëria e prekjes dhe aftësia për të manipuluar me objektet, e vendos robotin e ri shumë larg të tjerëve. Ky zbulim përfshin një hap të madh për Tesla-n, e cila synon të jetë lider në përdorimin e robotikës, dhe të ketë efikasitet në të gjitha fushat e punës.

Sipas Tesla-s, roboti tani është në gjendje të ecë 30% më shpejt, por bazuar në videon prezantuese “Optimus Gen 2” nuk pritet ende të thyejë rekorde shpejtësie. Kompania shprehet se roboti peshon 10 kilogramë më pak duke përmirësuar kështu edhe ekuilibrin. Një nga pjesët më të vështira për ta bërë një robot të dobishëm humanoid janë duart.

Duart duhet të jenë mjaftueshëm të forta për të mbajtur pesha të konsiderueshme, por edhe precize për të trajtuar objekte delikate. Tesla Optimus Gen 2 përmban duar krejt të reja që duken si një përmirësim i rëndësishëm. Kompania dëshiron që së shpejti ta integrojë atë në operimet e saj prodhuese dhe sapo të dëshmohet dobia e këtij roboti, Tesla planifikon të fillojë prodhimin dhe shitjen e tij. CEO i Tesla-s, Elon Musk pati thënë se roboti është i nënvlerësuar dhe se kërkesa për të mund të shkojë nga 10 deri në 20 miliardë njësi.