Celebrities Showbiz

Pete Davidson feston ditëlindjen e tij me Kim Kardashian?!

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” Kim Kardashian u fotografua me Pete Davidson për herë të parë së bashku pas disa javësh thashetheme për një lidhje të mundshme mes tyre. Aktori dhe komediani i njohur, ishte duke festuar ditëlindjen e tij të 28-të me Kim Kardashian, reperin e njohur amerikan Flavor Flav dhe me nënën e Kim-it, Kris Jenner. Kim, Kris dhe Pete kishin veshur pizhamet e markës së njohur “SKIMS”, ku sipërmarrëse është vetë Kim Kardashian. Të gjithë së bashku po festonin në shtëpinë e Kris Jenner në Palm Springs. Në postimin e tij në Instagram, reperi i njohur ka shkruar se:

Duke festuar ditëlindjen e djalit tim të adoptuar Pete Davidson me legjendën Kim Kardashian dhe Kris Jenner. Pete, nuk hoqa kurrë një orë nga qafa për t’ia dhënë dikujt dhe do të jesh personi i fundit që do ta bëj këtë… dhe duket shumë mirë tek ty…Gëzuar Ditëlindjen…

Nuk dihet ende se sa e madhe ka qenë festa apo nëse ka pasur të ftuar të tjerë të botës së showbiz-it. Rikujtojmë se, Kim Kardashian ishte pjesë e një performance krah aktorit Pete Davidson në rolin e Jasminës dhe Aladinit në “Saturday Night Live”. Gjatë premierës ata shkëmbyen një puthje të gjatë e cila shkaktoi disa dyshime në publik.

Më pas, ata u panë së bashku në një kënd lojrash teksa po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrin. Me ta ishin dhe disa miq të tjerë të përbashkët. Ndërsa në një moment tjetër, themeluesja e “Skims”, 41 vjeçe dhe ylli i “Saturday Night Live”, 27 vjeç, u panë duke darkuar së bashku në New York. Sipas “Page Six” dyshja shkuan në një restorant luksoz të quajtur “Zero Bond”.