Celebrities Gossip Showbiz

Pique tani i përket së shkuarës, Shakira në kërkim të një romance të re?!

Ishte një nga çiftet më jetëgjatë të showbiz-it, ashtu si dhe të sportit. Por lajmet e fundit tregojnë se lidhja 12-vjeçare midis yllit të muzikës Shakira dhe kampionit të Barcelonës Gerard Pique ka marrë fund. Sipas burimeve spanjolle, futbollisti 35-vjeçar ka lënë shtëpinë ku banonte me këngëtaren kolumbiane dhe dy fëmijët, për t’u transferuar në një apartament në qendrën e Barcelonës.

Arsyeja e këtij vendimi sipas mediave është një tradhti e zbuluar nga Shakira, që si protagoniste mund të ketë një vajzë 20-vjeçare ende misterioze. Thashethemet filluan të konkretizohen në fund të majit, por raportet e mëtejshme konfirmuan se ata kanë qenë në telashe për të paktën tre muajt e fundit. Në emisionin ‘Mamarazzis’ në Youtube e drejtuar nga Laura Fa dhe Lorena Vazquez bëri të ditur historinë dhe shtoi se çifti ka qenë i ndarë për tre muajt e fundit.

Mesa duket Shakira ka vendosur ta lërë pas gjithë këtë dhe te fokusohet në të ardhmen. Ajo sapo bëri lëvizjen e saj duke ndjekur në Instagram disa nga personazhet më seksi të Hollywood si Henry Cavill dhe Chris Evans. Ky i fundit ka filluar ta ndjekë këngëtaren kolumbiane në Instagram menjëherë.

Këto janë dy nga aktorët më të mëdhenj të Hollywood-it që e ndjekin në më pak se 48 orë. Këto nuk janë vetëm dyshime pasi ekziston një video e famshme e Henry Cavill ku ai kërkon për Shakirën në një tapet të kuq.

Gerard Pique duket se po kalon një moment të vështirë ku pas ndarjes nga këngëtarja Shakira për shkak të një tradhtie të aluduar nga ana mbrojtësit, që bëri xhiron e rrjetit, tani duket se spanjolli është pranë largimit edhe nga Barcelona. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, katalanasit qe janë në vështirësi ekonomike po mundohen të shkurtojnë shpenzimet në klub dhe situata e kontratës së Pique mund të konsiderohet si një prej tyre.