Love & Sex

Prifti që hoqi dorë nga detyra e tij për shkak të dashurisë…

Dashuria është ndjenja më e bukur në botë dhe me kohën ka provuar se i ka thyer të gjitha rregullat, madje dhe ato fetare! Historia e një prifti italian i cili hoqi dorë nga detyra e tij për shkak të dashurisë, është prova se ajo i mund të gjitha! Famullitari San Felice, në Massa Martana në Perugia, Don Riccardo Ceccobelli tha:

Zemra ime është e dashuruar.

Pasi të bini në dashuri gjithçka, duke nisur nga gjendja shpirtërore deri te qëllimet tuaja të jetës, ndryshon. Ai është shprehur se dëshiron të jetojë dashurinë pa kufizime dhe ndaj vendosi të largohet edhe përse lidhja e tij me kishën do të jetë e përjetshme.

Vullnetin e tij, prifti ia ka shprehur peshkopit, për të filluar procedurat në lidhje me shkarkimin e tij nga Selina e Shenjtë. Imzot Sigismondi u shpreh për besimtarët se:

Arsyeja e pranisë sime sot midis jush është për t’ju thënë ‘haptas’ se Don Riccardo Ceccobelli ka shprehur dëshirën për t’i kërkuar Atit të Shenjtë hirin e shpërndarjes nga detyrimet e beqarisë, prandaj ai kërkoi të lirohej nga shteti klerik dhe të hiqej nga ngarkesat që lidheshin me Shugurimin e Shenjtë.

Ndërkaq, Don Riccardo Ceccobelli është 42 vjeç dhe për 9 vjet shërbente si prift. Rikujtojmë, se sot në rrjetet sociale dita ditës shohim me qindra propozime të ndryshme për martesë të cilat shpesh bëhen virale, megjithatë nuk kemi parë kurrë një propozim me 5 unaza.