Mbremjen e djeshme në ndjeshjen Angli-Danimarkë, Princi William është parë në tribunë teksa mbështeste skuadrën e Anglisë në stadiumin Wembley. Duka i Kembrixhit, i cili ishte veshur me një kostum dhe dukej tepër elegant shihej teksa duartrokiste nga tribunat ndërsa brohoriste për skuadrën e “Tre Luanëve” të Gareth Southgate.

Ai u bashkua me Kryeministrin Boris Johnson dhe gruan e tij Carrie, Princeshën e Kurorës së Danimarkës, Mary, burrin e saj Princin e Kurorës, Frederik dhe djalin e tyre 15 vjeçar, Princi Christian. Por ndërsa Princi William përfaqësonte monarkinë britanike, gruaja e tij, dukesha e Kembrixhit, u detyrua të vetë-izolohej pasi ajo ra në kontakt me dikë që doli pozitiv me COVID-19.

Princi që kombinoi veshjen e tij me një kravatë me vija të kuqe dhe blu, u bashkua me personazhe të tjerë VIP që ishin në gjendje të shikonin ndeshjen brenda stadiumit të Wembley-t përfshirë ish-legjendën e futbollit, David Beckham. Sipas një marrëveshje të arritur midis qeverisë britanike dhe UEFA-s, 2500 personazhe VIP, përfshirë mbretërorë, politikanë dhe zyrtarë të futbollit janë duke anashkaluar karantinën në mënyrë që ata të mund ta shikojnë ndeshjen drejtpërsëdrejti në stadium. Kjo ishte ndërsa miliona mbështetës të Danimarkës janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe ta shikojnë atë nga televizioni, për shkak të masave preventive për COVID-19.

Vetëm 6,000 danezëve të mërguar që jetojnë në Britani u janë dhënë bileta në mesin e 60,000 njerëzve të Wembley-t. Tifozëve që jetojnë në Danimarkë u tha që të mos udhëtonin përndryshe do të binin në 10-ditëshin e detyrueshëm të izolimit.

Tifozët e Danimarkës u zotuan të ‘vinin nga deti si vikingët’ me një mesazh drejtuar Kryeministrit Boris Johnson në Instagram:
Pse dreqin nuk lejohen tifozët danezë në Wembley? Nëse nuk na lejoni të marrim një aeroplan, ne do të bëjmë si në ditët e mira dhe do të vijmë nga deti. Jini gati për një suxhuk danez.
Për të parën herë pas 55 vjetësh, Anglia e gjen veten në finalen e një Europiani. Një natë më parë, “Tre Luanët” fituan me rezultatin 2-1 ndaj Danimarkës në gjysmëfinalen e Wembley.