Celebrities Gossip Showbiz

Prisni pak! Çfarë po ndodh mes Encës dhe Beartit?

Në foton e postuar para pak ditëve nga vetë Enca ku shfaqej përqafuar me një mashkull pati mjaft komente. Mesa duket, dyshimet e ndjekësve se mashkulli krah këngëtares ishte Bearti ish- konkurrenti i “Për’puthen” janë të vërteta.

Pak orë më parë, Enca publikoi në Instastory një foto të Beartit ku shfaqet gjysmë i zhveshur duke pirë shampanjë në një dhomë.

Dyshja është parë gjithashtu edhe në xhirime së bashku. Mesa duket, Bearti do të jetë pjesë e klipit më të ri të këngëtares të quajtur “Rakia”.

Megjithatë afrimiteti mes tyre duket qartë. A është me të vërtetë vetëm një marrëdhënie profesionale apo ka diçka më shumë mes tyre?