Art & Kulturë Bota Design Lifestyle

Projekt miliona dollarësh, një muze në Izrael i gjithi kushtuar fizikantit Albert Ajnshtajn!

Izraeli po planifikon të ndërtojë një muze kushtuar fizikanit Albert Ajnshtajn pasi qeveria miratoi së fundmi projektin me vlerë 18 milionë dollarë. Muzeu do të ndërtohet në mjediset e Universitetit Hebraik në Jerusalem. Ajnshtajni u lind në Ulm të Gjermanisë, por si një hebre, ai iku në SHBA për t’i shpëtuar nazistëve.

Si një nga themeluesit e Universitetit Hebraik, ai i la trashëgimi institucionit shkrimet dhe pasuritë e tij, i cili u hap në vitin 1925. Einstein u nderua gjithashtu me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921.

Nëpërmjet një deklarate, Universiteti tha se:

Projekti, i udhëhequr nga Ministria e Çështjeve dhe Trashëgimisë së Jerusalemit dhe Universiteti Hebraik, përfshin ndërtimin e një ndërtese unike në kampusin “Safra” të universitetit, në Givat Ram për të vendosur arkivat e plota të Ajnshtajnit. Arkivat do të jenë të aksesueshme për publikun e gjerë në formatin digjital dhe muzeu do të shërbejë gjithashtu si një hapësirë inovative për edukimin shkencor dhe teknologjik.

Muzeu “Albert Ajnshtajn” do të shfaqë kërkimet, aktivitetet dhe trashëgiminë e fizikanit përmes teknikave të ekspozitës moderne, demonstrimeve shkencore dhe dokumenteve origjinale. Muzeu gjithashtu planifikon të nxjerrë në pah lidhjen e thellë të shkencëtarit me fatin e popullit hebre, shtetin e Izraelit dhe Universitetin Hebraik të Jerusalemit.

Ndërkaq, nëse kohët e fundit truri juaj po acarohet shumë shpesh, ndoshta është më mirë t’i drejtoheni një diete për ta mbajtur atë në formë dhe cila dietë mund të jetë më e mirë se ajo e fizikantit të famshëm gjerman Albert Einstein? Tani mos mendoni se duke ndjekur dietën e të famshmit Albert Einstein do të mund të bëheni një fizikan revolucionar, por sigurisht që mund të jetë e dobishme të dini se si e ushqeu veten shkencëtari i madh. Sigurisht që Ajnshtajni u kujdes për trurin e tij duke zgjedhur ushqimet e duhura. Pra, le të shohim se çfarë i pëlqente në pjatën e tij…