Celebrities Design Gossip

Prona e re e Jeff Bezos në Hawaii, e rrethuar nga fusha lave vullkanike!

Miliarderi Jeff Bezos së fundmi ka blerë një shtëpi prej 78 milionë dollarësh në ishullin Hawaii, që shtrihet në një pronë prej 14 hektarësh, të rrethuar nga fusha lave vullkanike. “New York Post” ka konfirmuar se prona ka gjithsej 3 ndërtesa, 3 dhoma gjumi dhe 3 tualete.

Themeluesi i Amazon i ka shtuar kështu një tjetër pronë koleksionit të tij të pronave, që vlerësohen në rreth 500 milionë dollarë. Nuk dihet pse Bezos e bleu këtë pronë, por është mësuar se ka bërë edhe një donacion të madh për ishullin, në mënyrë që të ndihen pjesë e komunitetit.

Ndërkohë, vendasit janë të shqetësuar se miliarderët si Bezos dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, i cili kohët e fundit bleu një pronë të dytë të madhe prej 600 hektarësh për 53 milionë dollarë në ishullin Kauai, po rrisin çmimet e pronave. Hawaii është i rrethuar nga fusha të fjetura lave. Ndodhet në perëndim të vullkanit Haleakalā i njohur gjithashtu si vullkani Maui Lindor i cili shpërtheu për herë të fundit në 1790.

Dy ndërtesat e tjera në pronë janë një bujtinë 1,839 metra katrorë dhe e treta është 1,815 metra katrorë. Ndërtesa e dytë ka dy dhoma gjumi, dy tualete. Ndërtesa e tretë ka një çati të gjelbër me tre dhoma gjumi dhe një tualet. Prona e izoluar është e rrallë për të pasur akses dhe madje edhe varkat e peshkimit nuk lejohen në ujëra.

Rikujtojmë, se së fundmi Jeff mori vëmendjen e mediave pasi një video e tij dhe e dashurës së tij, Lauren Sanchez teksa po flisnin me aktorin Leonardo DiCaprio u bë virale në rrjet. Në klipin e shkurtër, Sanchez, duket se i bie në sy superyllit të Hollywood-it, duke qëndruar shumë afër teksa i fliste asaj.

Pas një sërë shakash të bëra për takimin, Bezos postoi në Twitter për të ngacmuar aktorin. Ai shihet teksa qëndron pranë një tabele ku thuhet: “REZIK! Shkëmb i pjerrët. Rënie fatale”.

Edhe pse këto komente u dukën në kuadër shakaje, rrjeti mendoi se këto ishin ironi dhe mesazhe të hapura kundrejt aktorit dhe se Bezos ishte xheloz. Megjithatë, disa burime pranë tyre, thanë për “Page Six” se ata janë miq të vjetër.