Celebrities Gossip Showbiz

Punuan bashkë prej disa muajsh, ish-kolegu i Georgina Rodriguez zbulon disa ‘sekrete’ të modeles!

Georgina Rodriguez është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas premierës së sezonit të dytë të serialit të saj të suksesshëm në Netflix me titull ‘I Am Georgina’. Partnerja e Cristiano Ronaldos ka treguar më herët se yllin portugez e ka takuar për herë të parë në dyqanin e markës “Gucci” ku ajo punonte në qendër të Madridit.

Por së fundmi përdoruesi i TikTok, Pablo Bone, ka pohuar se ka punuar me Georgina-n, të cilën ai e etiketoi si arrogante edhe para se ajo të takonte Cristianon. Ndërkaq, ai u shpreh se:

Kam punuar me Georgina Rodriguez në ‘Gucci’ rreth dy muaj apo më shumë përpara se ajo të bëhej një personazh i famshëm. Ajo ishte në seksionin e femrave dhe unë në atë të meshkujve. E kisha parë Cristianon disa herë në dyqan para se të takoheshin dhe e vërteta është se ka shumë gjëra që u thanë për Cristianon dhe Georgina-n. Georgina ka qenë gjithmonë e tillë, edhe sikur të mos kishte shumë para apo të mos kishte paratë që ka tani, gjithmonë arrogante dhe superiore. Në fund, ajo ishte gjithmonë në kërkim të suksesit të madh dhe kjo është arsyeja pse punoi në firma të ndryshme luksoze. Ajo njihte shumë njerëz në botën e jetës së natës në Madrid. Siç e dinë të gjithë, Georgina ka thënë se u takua me Cristianon kur ai po hynte në dyqanin ‘Gucci’ me disa miq dhe djalin e tij dhe ajo sapo po dilte nga dera, por nuk ishte kështu. 

Rikujtojmë, se së fundmi Georgina tregoi se është e martuar me Ronaldon në ‘sytë e Zotit’, por një ditë do të mbajnë dhe ceremoni. Sipas mediave spanjolle, nëna e Ronaldos, Delores Aveiro është pengesa pasi ajo dhe disa anëtarë të tjerë të familjes së tij besojnë se modelja e do Ronaldon prej parave të tij. Më tej në raport thuhet se familja e Ronaldos ka kundërshtuar me forcë çdo bisedë për martesë mes tyre.