Celebrities Gossip Showbiz

Një nënë e rreptë si Georgina Rodriguez, kur vjen puna te ushqimi modelja nuk i llaston aspak fëmijët!

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez e ftuar së fundmi në emisionin “El Hormiguero”, ka folur për jetën e saj të re me familjen në një vend si Arabia Saudite, por deklaratat e saj nuk iu kanë pëlqyer aspak fansave të saj. Modelja u shpreh se:

Unë u them fëmijëve që nuk duhet ta lënë ushqimin e tyre dhe nëse nuk e hanë aty në moment, do ta konsumojnë në vaktin e pasdites. Herë pas here u tregoj video të fëmijëve që nuk kanë ushqim dhe u them se kjo mund t’u ndodhë edhe atyre.

Ndërkaq, rikujtojmë se Rodriguez tregoi se është e martuar me Ronaldon në ‘sytë e Zotit’, por një ditë do të mbajnë dhe ceremoni. Ndër të tjera ajo u shpreh se:

Cristiano dhe unë jemi të martuar në sytë e Zotit; kjo është gjithçka që ka rëndësi për mua. Megjithatë, një ditë do të pasojë një ceremoni. Jam me fat që mund t’ju tregoj se ëndrrat janë realizuar me të vërtetë. I vlerësoj mundësitë që Zoti më ka dhënë.

Së fundmi, bukuroshja zbuloi se pësoi tre aborte para humbjes shkatërruese të djalit të saj të porsalindur Angel. Modelja e bëri rrëfimin në sezonin e dytë të dokumentarit të saj në Netflix, sipas faqes spanjolle të lajmeve El Espanol. Çifti zbuloi në prill të vitit të kaluar se ndërsa ishin në pritje të binjakëve vetëm vajza e tyre Bella Esmerelda mbijetoi.