Celebrities Gossip

Puthja e parë pasionante në ‘Kepin e Tundimeve’!

Kohëve të fundit autorja Olsa Muhameti na kishte treguar se së shpejti duhet të presim prej saj një program bombë, i cili do të titullohej “Kepi i Tundimeve” dhe do të  fillonte këtë muaj, ku do të përmbante vetëm 10 episode, por ndryshe nga programet e tjera që jemi mësuar të shikojmë, ky program nuk do të ketë prezantues.

Programi filloi dhe episodet e para u transmetuan, duke i lënë të gjithë gojëhapur nga ky format. ‘Kepi i Tundimeve’ është programi më i ri që ka nisur në Top Channel dhe transmetohet çdo të premte në orën 21:00. 10 konkurrentë, të rinj, seksi, aventurierë, do t’ju duhet të bashkëjetojnë në një vilë ku nuk do të mungojnë sfidat, lojërat dhe tundimet padyshim. Mirëpo, mes tyre nuk duhet të marrëdhënie intime apo puthje pasi buxheti i tyre do të ulet.

E duket se këto rregulla nuk zgjatën shumë, pasi një tjetër rregull u thye në episodin e mbrëmjes së djeshme. Puthja e parë në buzë mes dy konkurrentëve u dha episodin e katërt. Kjo skenë ndodhi nga Klejdi, i cili pasi ishte shtrirë duke shijuar rrezet e diellit në plazh me Anxhelën iu afrua duke rënë pre e tundimit dhe provokimeve të saj dhe e puthi në një mënyrë tejet pasionante.

Një prej rregullave u thye të premten e kaluar nga një prej vajzave që deri më tani ka qenë më e përmbajtura. Bëhet fjalë për Efin, së cilës iu gjet në sirtarin e dhomës së saj një lodër vetkënaqësie, gjë që është e ndaluar në program. Për këtë të gjithë konkurrentët janë ‘ndëshkuar’ duke iu ulur nga buxheti plot 2 mijë euro.