Shqipëria do të reagojë kundër padrejtësisë që po i bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, teksa theksoi se reagimi nuk do të jetë vetëm me fjalë, por do të paraqesin fakte në Këshillin e Europës.
Rama tha se do t’i kërkojnë Këshillit të Europës të distancohen nga raporti i Dick Marty, pasi nuk ka asnjë provë, që luftëtarët e UÇK-së merreshin me trafik të organeve njerëzore.
Kreu i qeverisë ka pasur një mesazh për ndërkombëtaret, nga Joe Biden te liderët e BE-së, por edhe për kryeministrin britanik Boris Johnson. Rama u shpreh se aleatët perëndimorë, të cilët kanë ushtruar presion për ngritjen e Gjykatës Speciale në Hagë, duhet të reflektojnë se kjo gjykatë është një grackë e Rusisë. Rama ngriti pyetjen ‘A është kjo gjykatë pa asnjë lidhje me dorën e Putin dhe Moskës? Sipas tij, ngritja e saj ka pasur vetëm një qëllim, diskreditimin e UÇK.
Duke iu referuar një pasazhi ku thuhet se “lufta e Rusisë i hapi sytë Europës”, Rama tha se kjo vlen tej mase për të zbardhur sipas tij rolin që Moska zyrtare luan në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
“Gënjeshtër e projektuar me një strategji dhe ka pasur qëllimin për të diskredituar UCK deri në pikën e pabesueshme të ngritjes se një gjykate speciale me duart e vet të Kosovës, me mbështetjen presionin e aleatëve perëndimor dhe me rezultat të pandodhur ndonjëherë arrestimin e një presidenti ë detyrë pa akuza, mbajtjen në burg pa akuzë. Imagjinoi sikur nëj nga vendet që e ka mbështetur ti kapej presidenti pa akuzë dhe ti thonin prit tani atje deri sa të dalë akuza.
Surpriza që duhet ti bëjnë të reflektojnë shumë nga SHBA të perëndimorët që janë bashkautorët e çlirimit të Kosovës, është shtëpia e verdhë dhe tribunalja. Doli një shpi e verdhë u mbush bota me veshka dhe mëlçi që Thaçi me Veselin e gjithë tjerët ua hiqnin nga trupi serbëve dhe i shisnin nëpër pazaret e peshkut e mishit në Europë. Tmerr i pakrahasueshëm për diskredituar një luftë çlirimtare. Ka një pyetje që ne si qeveri, do bëjmë çmos që ta vendosim përballë të gjithëve, që nga Biden te Johnson te Scholz, te të gjithë tjerët me radhe duke përfshirë Macron.
Unë nuk jam i dhënë pas teorive të konspiracionit dhe nuk kam qellim që këtë tepri ta kthejë në demarsh shtetëror, por këto janë të rënda dhe sa na takon ne si shqiptar, për ta merituar ne duhet të mos e pranojmë absolutisht këtë thashë me ata që janë në Hagë dhe UCK. Le të bëjë gjyq patjetër, me fakte e prova, ne nuk kemi punë me këtë pjesë, por korpusin politik që i dha jetë kësaj gjykate, jemi të vegjël t’i kërkojmë SHBA të reflektojë, por SHBA duhet të reflektojë sepse këtu nuk është e pamundur që ky komunitet vendesh të ketë rënë në një grackë të ngritur nga Rusia, është e pamundur”, tha Rama.