Celebrities Music Showbiz

Reperi i njohur Drake zbulon sa është paguar në koncertin e tij të parë!

Reperi i njohur Drake, 4 herë fitues i çmimeve “Grammy”, mund të ketë një pasuri me vlerë mbi 150 milionë dollarë, por ai u pagua vetëm 100 dollarë në hapjen e koncertit për ikonën e repit, Ice Cube 16 vjet më parë. Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Graham shkroi në InstaStory-n e rrjetit të tij social Instagram se:

Kjo është për këdo që merr 100 në një koncert tani… vazhdoni!

Së fundmi Drake vendosi që t’i surprizojë fansat e tij me një album të ri. Fituesi i çmimit ‘Grammy’ postoi para disa muajsh në rrjetin e tij social Instagram një foto ku njoftoi 113 milionë ndjekësit e tij se albumi i shtatë në studio “HONESTLY, NEVERMIND” do të publikohej shumë shpejt.

Ashtu ndodhi! Ai e ka publikuar albumin e tij dhe tani është duke korrur suksesin e merituar. Albumi i shtatë i tij në studio ka disa këngë në versionin audio, por ajo që ka arritur një sukses brenda pak orëve në YouTube është “Falling Back”. Kjo është kënga e tij e parë e albumit, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale. Në videon epike mjaft interesante dhe qesharake që zgjat afërsisht 10 minuta, artisti martohet jo me një, as me dy por me 23 vajza. 

Artisti i shumë hiteve publikoi albumin e shtatë me gjithsej 14 këngë ku në mesin e tyre ka edhe shumë bashkëpunime me artistë mjaft të njohur. Përpara se ai të publikonte “Honestly, Nevermind” arriti një super sukses me “Certified Lover Boy”në Apple Music dhe në Spotify.