Celebrities Love & Sex Music Showbiz

Habit Drake/Nuk martohet as me një, as me dy por me 23 vajza për arsye…

Artisti i njohur Drake, vendosi që t’i surprizojë fansat e tij me një album të ri. Fituesi i çmimit ‘Grammy’ postoi në rrjetin e tij social Instagram një foto ku njoftoi 113 milionë ndjekësit e tij se albumi i shtatë në studio “HONESTLY, NEVERMIND” do të publikohej shumë shpejt.

Ashtu ndodhi! Ai e ka publikuar albumin e tij dhe tani është duke korrur suksesin e merituar. Albumi i shtatë i tij në studio ka disa këngë në versionin audio, por ajo që ka arritur një sukses brenda pak orëve dhe që arriti mbi 4 milion klikime në YouTube është “Falling Back”.

Kjo është kënga e tij e parë e albumit, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale. Në videon epike mjaft interesante dhe qesharake që zgjat afërsisht 10 minuta, artisti martohet jo me një, as me dy por me 23 vajza. Në hyrje, ai shfaqet duke marrë disa këshilla nga ish-partneri i Khloe Kardashian, basketbollisti Tristan Thompson.

Ylli i NBA-së e pyet nëse është ‘gati’ për këtë moment dhe të ecë në altar. Drake i përgjigjet menjëherë. Ai më pas qëndron në altar gati për t’u thënë “PO” 23 nuseve të tij të ardhshme. Gjatë betimit ai nuk harron që edhe t’ju vendosë unazat.

Ata më pas shkojnë në festën e madhe dhe gjatë asaj kohe Drake zbret në pistën e vallëzimit me 23 gratë e tij të reja, të cilat secila pozojnë për portretet e dasmës së tyre. Artisti i hiteve ka publikuar albumin e shtatë me gjithsej 14 këngë ku në mesin e tyre ka edhe shumë bashkëpunime me artistë mjaft të njohur.

Përpara se ai të publikonte “Honestly, Nevermind” arriti një super sukses me “Certified Lover Boy”në Apple Music dhe në Spotify. Ia vlen të theksohet gjithashtu se Drake është nominuar edhe në “BET Awards 2022”.