Bota Celebrities

Reperi i njohur mallëngjen me reagimin e tij për vajzën e ndjerë…

Reperi i njohur Fetty Wap ka folur për humbjen e vajzës së tij, Lauren Maxwell, pasi nëna e saj, Turquoise Miami konfirmoi se vogëlushja ndërroi jetë në moshën 4-vjeçare. Gjatë një videoje live, reperi ju kërkoi fansave të tij që t’i dërgonin sa më shumë flutura, sepse vogëlushja e ndjerë i kishte shumë qejf. Ai u shpreh:

A mund të më bëni një nder? Postoni të gjithë flutura. Ajo i dashuronte fluturat. Nëse ju mund ta bëni këtë gjë, do të thotë shumë për mua.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Lauren e konfirmoi nëna e saj, me një postim prekës.

Kjo është princesha ime e mrekullueshme, e bukur, e dashur, e talentuar, e zgjuar dhe e dëgjuar. Nëse e shikoni këtë postim lini një koment ose thoni me vete ‘Të dua Lauren’, sepse thonë se shpirtrat mund ta ndjejnë dashurinë tuaj.

Ndërkohë shkaku i vdekjes së 4-vjeçares nuk është zbuluar ende. Disa ditë më parë, reperi i dedikoi performancën e tij në Rolling Loud të bijës. Turquoise Miami ka kërkuar nga ndjekësit që të tregohen empatikë në këtë kohë kaq të vështirë me të cilën ata po përballen. Edhe pse dyshja prej kohësh nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin, ata janë bashkuar për nderimet e vajzës së tyre duke e lënë të shkuarën pas.