Celebrities Showbiz

Reperja e njohur, Loredana, ndan me ndjekësit e saj ngjarjen tronditëse që i ndodhi!

Një ngjarje tronditëse i ka ndodhur artistes së njohur, Loredana. Mbrëmjen e djeshme, dhjetë burra të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kane vjedhur sende me vlerë dhe para.

Loredana ka treguar se në momentin që hajdutët kanë hyrë brenda, të gjithë kanë qenë në shtëpi. Fatmirësisht familjarët e saj dhe ajo vetë është mirë, përtej tronditjes që kanë kaluar nga e gjithë ngjarja e ndodhur. Ka qenë vetë reperja ajo e cila e ka bërë të ditur ndodhinë në llogarinë e saj në “Instagram”.

Loredana ka postuar disa video të hajdutëve që hyjnë brenda në oborrin e shtëpisë dhe u ka bërë thirrje ndjekësve të saj se nëse kanë informacion në lidhje me këtë ngjarje t’a ndihmojnë, që të gjejë një send personal dhe me shumë vlerë për të, të cilin ja kanë vjedhur.

Dhjetë burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund t’a besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes sime nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë ‘hard drive’ e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke.