Celebrities Film & Tv

Ribashkimi i “Friends” është më pranë se kurrë…

Sa prej jush e kanë parë më shumë se 1 herë serialin më të suksesshëm të “HBO”, “Friends”? Ne në Top Albania Radio jemi gati të gjithë fajtor! 6 miqtë tuaj më të mirë do t’i rikthehen ekranit të madh pasi ribashkimi është më pranë se kurrë. Këtë e ka konfirmuar vetë “HBO” por edhe aktorët e famshëm të këtij seriali.

Ditët e fundit secili prej tyre ka publikuar detaje nga parapërgatitjet e setit të xhirimeve. Monica, Chandler, Joey, Ross, Rachel dhe Phoebe do të jenë të gjithë bashkë aty ku nisi gjithçka por jo si karakteret e “Friends”. Ata do të ribashkohet pas më shumë se 25 vitesh nga koha kur nisi xhirimi i këtij ‘sitcom’-i. Fatkeqësisht ata nuk do të krijojnë seri të reja të “Friends” por do të mblidhen në të njejtat ambiente për hapur kutinë e kujtimeve të shumta.

Ju do t’i shihni ata në dhomën e Monica-s e cila po rikontruktohet nga e para. Ishte Matthew Perry i cili ka publikuar një foto që më pas e ka fshirë ku shkruante:

Pak sekonda para se të ha një furçë grimi, pa përmendur edhe ribashkimin me miqtë e mi.

Edhe pse aktori e fshiu shumë shpejt këtë foto, fansat e zjarrtë ishin aq të shpejtë sa të kapnin një ‘screenshot’ të tij. Tashmë kudo në rrjet janë publikuar foto ka prapaskenat e xhirimit dhe të aktorëve duke u bërë gati. Tanimë është e konfirmuar se xhirimet për këtë ribashkim do të nisin javën e ardhshme. Kujtojmë se ribashkimi i “Friends” ishte parashikuar të ndodhte që pas 25-vjetorit të tij por për shkak të situatës së COVID-19, ato u shtynë për një kohë të gjatë.